Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Silesian University of Technology, Poloni
Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë dhe për staf për në Silesian University of Technology - SUT, Gliwice, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për vitin akademik 2025/2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
• Shkëmbimin e studentëve për studime (BA dhe MA);
• Shkëmbimin e stafit për trajnim.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar, të paktën, vitin e parë të studimeve).
- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër).
Kohëzgjatja e mobilitetit: Një semestër për studentët, 5 muaj.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:
• CV (në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
• Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze);
• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
• Certifikata e notave/transkripta;
• Certifikata e gjuhës angleze (për programet e ofruara në gjuhën angleze për studimet Bachelor kërkohet minimum niveli B1, për studime Master kërkohet minimum niveli B2).
Keni të drejtë të përzgjidhni vetëm ato lëndë që ofrohen për semestrin dimëror në Silesian University of Technology, që përbëjnë jo më pak se 20 ECTS në total për studime Master dhe 30 ECTS për studime Bachelor.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për staf:
• CV (në gjuhën angleze);
• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
• Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës B2);
• Kontrata e punës;
• Tjera.
Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 15 maj 2025.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informacion mbi bursat, mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected] ;
Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)
Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.