Erasmus+ në "Kastamonu University”, Kastamonu, Turqi

25 Prill 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa në "Kastamonu University”, Kastamonu, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror 2025/2026 

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbim të stafit për mësimdhënie dhe trajnim. 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

1. CV (në gjuhën angleze);

2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;

3. Një dokument që vërteton që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2);

Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://applyerasmus.kastamonu.edu.tr/Account/Login.aspx?pId=2035&ReturnUrl=%2F deri me datën 19 maj 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

• Për më shumë informacion mbi bursat, mund të kontaktoni znj. Liridona Gashi-Borovci në adresën elektronike: [email protected];

Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.