Erasmus+ në Universitetin e Shkencave të Aplikuara rë Regensburgut, Gjermani

08 Prill 2025
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Shkencave të Aplikuara rë Regensburgut,  Gjermani

Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror, të vitit akademik 2025/2026, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Regensburgut, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus +.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

•    Shkëmbimin e studentëve të nivelit Bachelor (një semester) nga departamenti: Punë Sociale, Fakulteti Filozofik si dhe nga Fakulteti Ekonomik.

Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor të Fakultetit Filozofik, në Departamentin e Punës Sociale ose në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

•    Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze)
•    CV (në gjuhën angleze)
•    Kopja e pasaportës (faqja ku është edhe fotografia)
•    Një letër motivuese (në gjuhën angleze)
•    Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze), që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
•     Certifikata e gjuhës angleze (minimumi B2) 

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informata luteni ta vizitoni ueb faqen: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/exchange.html

Kurset që ofrohen në gjuhën angleze mund t’i gjeni këtu: https://www.oth-regensburg.de/en/international/incoming-students/courses-in-english.html

Për të aplikuar në këtë thirrje, luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 20 prill 2024.

Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).