Në Qendrën e Gjuhëve të UP-së fillon kursi i gjuhës turke për studentë të Fakultetit të Filologjisë!

27 Shkurt 2025
SHARE

Qendra e Gjuhëve e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre në Prishtinë, hap thirrjen për vijimin e kursit të gjuhës turke.  

Data e aplikimit: 27 shkurt – 4 mars 2025, ora 09:00

Informatat lidhur me vendin dhe kohën e mbajtjes së testit për përcaktim të nivelit, janë si në vijim:

Vendi:  Qendra e Gjuhëve, Fakulteti i Filologjisë (kati përdhese), Rr. "George Bush", p.n. 10 000 Prishtinë

Data:    5 mars 2025

Koha:   13:00

Aplikimin mund ta bëni online duke plotësuar formularin: Formulari për aplikim në kurset e gjuhës turke

Ngarkesa javore: 2 x 2 orë mësimore