Edicioni i 13-të i Simpoziumit Concha Colomer 2025 do të zhvillohet në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë të premten e 24 janarit 2025, i organizuar nga profesoresha e Departamentit të Mjekësisë Sociale Merita Berisha, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës (IKSHPK) dhe Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës.
Pjesë e ngjarjes që do të nisë në orën tetë të mëngjesit dhe do të përfundojë në 17:00 të mbrëmjes do të jenë edhe përfaqësues të Konsorciumit Evropian për Trajnimin në Shëndetin Publik dhe Promovimin e Shëndetit (ETC-PHHP) dhe të organizatave tjera e institucioneve.
Gjatë këtij eventi njëditor, për pjesëmarrësit do të ketë fjalime nga akademikë, politikanë dhe profesionistë në fushën e promovimit të shëndetit dhe shëndetit publik, mundësi për t’u përfshirë në diskutime dhe dëgjim të dialogëve salutogjenikë, një qasje që analizon faktorët që kontribuojnë, promovojnë dhe mirëmbajnë shëndetin.
Simpoziumi do të ketë një format interaktiv për ata që do të marrin pjesë personalisht dhe një program paralel që do të zhvillohet online. Mirëpresim pjesëmarrës të rinj dhe gjithashtu alumni të ETC-së.
Për të marrë pjesë në Simpoziumin Concha Colomer 2025, mund të regjistroheni këtu. Nëse dëshironi të prezantoni hulumtimin tuaj, dërgoni një abstrakt.
Udhëzime për autorët — Sesioni i posterëve
Këto udhëzime vlejnë për të gjitha prezantimet e sesionit të posterëve për Simpoziumin Concha Colomer 2025.
Sesioni i posterëve do të organizohet në një format të kombinuar. Kjo do të thotë që posterët mund të prezantohen personalisht dhe online. Prezantuesit e posterëve inkurajohen të kenë një fjalim të përgatitur mbi punën e tyre. Forma e posterit është e lirë dhe kreative dhe janë të mirëpritura lloje inovative të komunikimit. Nëse prezantuesi dëshiron të përdorë një prezantim, ky duhet të dërgohet në format PDF në email-in e dr. Gaby Ortiz-Barreda: [email protected]
Datat e rëndësishme për sesionin e posterëve
Hapja e dërgimit të abstrakteve: 4.12.24
Mbyllja e dërgimit të abstrakteve: 19.12.24
Konfirmimi i pranimit të abstrakteve: 26.12.24
Dërgimi i posterit në format PDF: 09.01.25
Të gjithë prezantuesit duhet të regjistrohen për simpoziumin. Regjistrimi mund të bëhet në emailin: [email protected]
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me sesionin e posterëve, ju lutemi kontaktoni dr. Gaby Ortiz-Barreda në emailin: [email protected]
Agjendën e Simpoziumit Concha Colomer 2025, mund ta gjeni këtu.