Universiteti i Prishtinës ju fton në ligjëratën e hapur me Prof.Dr. Aidan Hehir me temën: “Can Kosovo Survive as the World Unravels?”
Data: 17 dhjetor 2024
Ora: 16:00
Vendi: Salla 101, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës
Abstrakti i Ligjëratës:
Epoka e dominimit global të Perëndimit ka marrë fund; shumë kanë paralajmëruar se bota po shpërbëhet. Ekzistenca e Kosovës
dikur garantohej nga aleatët e saj të fuqishëm perëndimorë, por me ndryshimin e prioriteteve të politikës së jashtme perëndimore,
rëndësia e Kosovës ka rënë. Si mund të mbijetojë Kosova në këtë epokë të re? Dr. Hehir do të argumentojë se mbijetesa e Kosovës
kërkon një kuptim të prioriteteve të reja të Perëndimit, rezistencë ndaj thirrjeve perëndimore për "kompromise" me Serbinë, dhe
rikthimin e një kulture qëndrueshmërie te populli i Kosovës.
Rreth Ligjëruesit:
Dr. Aidan Hehir është Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Westminster-it. Ai është autor/redaktor i
dymbëdhjetë librave; më i fundit me titull,
"Kosovo and the Internationals: Hope, Hubris and the End of History" (Palgrave Macmillan,
2024). Ai ka botuar mbi pesëdhjetë kapituj librash dhe artikuj shkencorë dhe është bashkë-redaktor i serisë së librave Routledge
Studies in Intervention and Statebuilding.
Kjo ligjëratë është e hapur për të gjithë stafin akademik dhe studentët e Universitetit të Prishtinës.
Ju mirëpresim!