Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për studentë, për semestrit veror 2024/2025, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Nysa, Poloni, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Evropian.
Kushtet për aplikim janë:
Të jeni të regjistruar në studime Master (MA) në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar semestër e parë MA dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.
Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:
- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.
Për më shumë informata për programet që ofrohen në Universitetin në fjalë, vizitoni ueb faqen: https://www.study-europe.net/universitydetails/the-university-of-applied-sciences-in-nysa
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu
dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 14 dhjetor 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).