Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin Chieeti-Pescara, Itali
Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për bursa për semestrin veror të vitit akademik 2024/2025 për mobilitete në Universitetin Chieti-Pescara, Itali, në kuadër të programit Erasmus +.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për një semestër Bachelor dhe Master
Fushat e mobilitetit si më poshtë:
· HEALTH PROFESSIONS OF REHABILITATION SCIENCES - https://www.unich.it/didattica/lauree-magistrali/health-professions-rehabilitation-sciences
· PLANETARY SCIENCES - https://www.unich.it/didattica/lauree-magistrali/planetary-sciences
· PSYCHOLOGY OF WELL-BEING AND PERFORMANCE - https://www.unich.it/didattica/lauree-magistrali/psychology-well-being-and-performance
· ENGINEERING AND MANAGEMENT OR CULTURAL HERITAGE - https://idclm24.unich.it/piano-di-studio?&gruppo=18394
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Bachelor - (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë në Universitetin e Chietit. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve).
Master - (studentët duhet të kenë të përfunduar të paktën një semestër të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme, për të cilat aplikojnë në Universitetin e Chietit, Itali.
Kohëzgjatja e bursave:
-Bachelor dhe Master (1 semestër, 5 muaj)
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:
· Certifikata e notave/transkripta;
· Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe semestrin/vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
· Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
· CV (në gjuhën angleze);
· Certifikata e gjuhës angleze (niveli B2);
· Nota mesatare kërkohet të jetë jo më pak se 8.
Inkurajohen studentët me më pak mundësi (category with fewer opportunities) të aplikojnë në këtë thirrje.
Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 20 nëntor 2024.
Për më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur me këtë thirrje mund ta kontaktoni znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].
Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).