THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE STUDENTORE II NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

16 Shtator 2024
SHARE

Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Tetovës fton studentë dhe kërkues të rinj të marrin pjesë në konferencën shkencore studentore “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj(II).

Kjo Konferencë në edicionin e saj të dytë ka për qëllim prezantimin e arritjeve në fushën e kërkimit shkencor nga studentët dhe studiuesit e rinj dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunimi mes tyre për të nxitur kërkimin, inovacionin dhe kreativitetin. Konferenca synon gjithashtu të nxisë ndërkombëtarizimin dhe bashkëpunimin e universiteteve tona, të produkteve të tyre shkencore, duke krijuar një platformë, ku promovohet dhe të rritet kapaciteti i studentëve dhe i Universitetit.  

Konferenca do të mbahet në datën 12 dhjetor 2024, në Tiranë dhe punimet e saj do të zhvillohen në dy gjuhë, në shqip dhe në anglisht.

Data të rëndësishme:

Afati i fundit për dorëzimin e abstraktit: 10 nëntor 2024

Njoftimi i pranimit të punimeve: 20 nëntor 2024    

Dorëzimi i artikujve të plotë (për botim): 10 janar 2025

Për më shumë detaje klikoni linkun këtu.