Ky program është i vetmi i këtij lloji në Republikën e Kosovës, i disenjuar duke ndjekur trendet globale dhe duke ofruar mundësi të mëdha për zhvillim dhe mundësi punësimi.
Programi ynë ofron një qasje multidisiplinare në shkencat sociale, me fokus në filozofi,, si dhe mbulon dy fusha kryesore të studimit sipas Erasmus Subject Area Codes (ESAC): filozofinë dhe shkencat politike.
Studentët/et do të kenë mundësinë që në këtë program studimesh të eksplorojnë tema thelbësore si drejtësia, demokracia, liria, kushtetutshmëria dhe etika politike, duke ndërthurur teoritë filozofike me praktikat politike dhe juridike.
Bashkohuni me ne në këtë program që ofron një platformë për të përvetësuar njohuri që formësojnë mendimin dhe transformojnë shoqërinë!