Thirrja për aplikim të studentëve në programet certifikuesetë Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

06 Shtator 2024
SHARE

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri e Universitetit tëPrishtinës (QEQ) ju fton të bashkoheni në programet më aktualedhe më inovative ndërdisiplinore në Universitetin e Prishtinës – programet certifikuese të QEQ:

1. Energjia e Ripërtëritshme dhe Qëndrueshmëria

2. Menaxhimi i Energjisë dhe i Mjedisit

Studio disa nga sfidat më aktuale në botë – ndryshimetklimatike, qëndrueshmërinë energjetike, mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin e energjisë në komunitet dhe më shumë – me profesorë kryesorë nga Universiteti i Prishtinës dhe nga jashtë. Programet do të ofrojnë kurse të fokusuara nga shumë Fakultete. Të diplomuarit e programeve do të marrin certifikatëuniversitare krahas diplomës së tyre bachelor apo master.

Të drejtë aplikimi kanë studentët nga të gjitha Fakultetet e Universitetit të Prishtinës të cilët kanë të regjistruar së pakusemestrin e dytë të studimeve bachelor si dhe të gjithë studentëte tjerë. 

 

Për të marrë certifikatën e veçantë universitare Energjia e Ripërtëritshme dhe Qëndrueshmëria, dhe Menaxhimi i Energjisë dhe i Mjedisit studentët, brenda periudhës dy vjeçare, duhet të përfundojnë me sukses katër kurse nga lista e kursevendërdisiplinore të ofruara në QEQ (varësisht në cilin program janë regjistruar), përkatësisht të fitojnë 20 kredi ECTS. Çdo kursdo të ofrojë pesë kredi ECTS të cilat do të llogariten si shtesë e kredive të fituara në kuadër të programeve përkatëse tëdiplomimit të studentit. 

Kurset që do të ofrohen këtë semestër në kuadër të programitEnergjia e ripërtëritshme dhe qëndrueshmëria janë: Energjia Aternative (O), Energjia dhe Ndryshimet Klimatike (Z), Energjia dhe Shoqëria (Z), Ekoklimatologjia dhe biomasa (Z), Energjia diellore dhe fotovoltaiket (Z), E drejta ndërkombëtare për energji dhe mjedis (Z); kurse në kuadër të programitMenaxhimi i Energjisë dhe i Mjedisit janë: Parimet e Menaxhimit të Energjisë, Esenca e Gjurmëve për Zhvillim të Qëndrueshëm (Z), Promovimi i Energjisë së Pastër dhePërfshirja e Komunitetit (Z), Ekonomia e Projekteve tëQëndrueshme Energjetike (Z), Energjia Alternative (Z), Bazat e Qëndrueshmërisë Mjedisore (Z), Proceset e Gjelbëra përQëndrueshmëri (Z) dhe Ekoklimatologjia dhe Biomasa (Z).

Tarifa e regjistrimit për programin certifikues është 25 Euro.

Studentët e interesuar për programet certifikuese mund t’imarrin të gjitha informatat në web-faqen e QEQ:https://qeq.uni-pr.edu/

Aplikimet e kompletuara dorëzohen në zyrat e QEQ (Administrata Qëndrore) deri më 20 Shtator 2024.

Procedura e aplikimit realizohet përmes: https://studenti.uni-pr.edu/