A keni dëgjuar se në Universitetin e Prishtinës është hapur Qendra për Studentët me Nevoja të Veçanta (QSNV)?

03 Korrik 2024
SHARE

Qendra jonë është burim i rëndësishëm për studentët me nevoja të veçanta, ne jemi të përkushtuar për të ofruar mbështetje dhe burime të nevojshme për të siguruar një përvojë të barabartë për të gjithë studentët tanë.

Në QSNV mund të gjeni teknologji ndihmëse dhe një mjedis mikpritës për të ndihmuar në zhvillimin tuaj akademik. Ekipi i qendrës është gjithmonë aty për t'ju ndihmuar në çdo hap të rrugëtimit gjatë studimeve në UP.

Universiteti i Prishtinës është i përkushtuar ndaj gjithëpërfshirjes dhe drejtësisë sociale 🌟