⚖️ Njoftim për juristët e ardhshëm! ⚖️

27 Qershor 2024
SHARE

A jeni maturant me pasion për drejtësinë dhe ligjin? Lajm i mrekullueshëm! Regjistrimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës po hapen së shpejti!

 

🌟 Pse të zgjidhni programet Baçelor të Fakultetit Juridik? 🌟

Fakulteti Juridik, si fakulteti i parë juridik në Kosovë, ofron një arsim të avancuar dhe të plotë në fushën e drejtësisë. Programi jonë i përgatit studentët për një treg pune dinamik dhe konkurrues përmes kombinimit të teorisë dhe praktikës.

 

📚 Kurrikula jonë 📚

Kurrikula jonë ofron program studimi në drejtësi:

• Baçelor: Juridik (240 ECTS)

 

🔍 Mundësi karriere 🔍

Diploma nga Fakulteti Juridik, si shkollë juridike elitare në Kosovë, ju përgatit për karrierë në drejtësi: avokati, prokurori, gjyqësi, administratë publike, konsulencë ligjore dhe shumë më tepër. Programet tona ofrojnë përvojë praktike dhe shumë mundësi për shkëmbime ndërkombëtare. Studentët aktual të Fakultetit Juridik janë pjesë e forumeve ndërkombëtare me prestigjioze në botë.

 

📥 Shkarkoni broshurën informative📥

Për të mësuar më shumë rreth programeve tona, shkarkoni broshurën e detajuar këtu: Broshura e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës

 

Bëhuni pjesë e Fakultetit Juridik dhe kontribuoni në përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Ne mezi presim t'ju shohim të arrini sukseset tuaja!

 

#UniversitetiIPrishtinës #FakultetiJuridik