🔧 Njoftim për inxhinierët e ardhshëm! 🔧

27 Qershor 2024
SHARE

A jeni maturant që keni pasion për inxhinierinë mekanike dhe teknologjinë? Lajm i mrekullueshëm! Regjistrimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës po hapen së shpejti!

🌟 Pse të zgjidhni programet Baçelor të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike? 🌟 Fakulteti ynë ofron një edukim të gjerë dhe praktik në fushat e inxhinierisë mekanike, industrisë, teknologjisë dhe transportit. Me laboratorë të avancuar dhe profesorë të përkushtuar, do të keni mundësinë të zgjeroni horizontet tuaja dhe të zhvilloni aftësi të reja.

📚 Kurrikula Jonë 📚 Kurrikula jonë ofron një gamë të gjerë programesh studimi në inxhinierinë mekanike dhe fusha të ndërlidhura. Programet përfshijnë:

●      Baçelor: Mekatronikë (180 ECTS), Komunikacion dhe Transport (180 ECTS), Termoenergjetika dhe Energjia e Ripërtërishme (180 ECTS), Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment (180 ECTS), Dizajn Inxhinierik dhe Automjete (180 ECTS), Dizajn Inxhinierik dhe Automjete (180 ECTS).

🔍 Mundësi karriere 🔍 Diploma nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ju përgatit për  mekatronikë, karrierë në prodhim, menaxhim cilësie dhe mirëmbajtje të sistemeve të automatizuara, aftësim në Dizajn inxhinierik, njohje të automjeteve, përgaditje për sisteme termoenergjetike dhe sisteme të energjisë së ripërtritshme, aftesim në Sisteme të trafikut dhe transportit. Programet tona ofrojnë përvojë praktike dhe mundësi për shkëmbime ndërkombëtare.

📥 Shkarkoni broshurën informative 📥 Për të mësuar më shumë rreth programeve tona dhe si të aplikoni, shkarkoni broshurën e detajuar këtu: Broshura e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës

Bëhuni pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe ndihmoni në inovacionin e teknologjisë dhe industrisë. Ne mezi presim t'ju shohim të arrini sukseset tuaja!

#UniversitetiiPrishtinës #FakultetiiInxhinierisëMekanike