📚 Njoftim për profesionistët e ardhshëm në fushat sociale! 📚

25 Qershor 2024
SHARE

A jeni maturant, që keni pasion për historinë, filozofinë, sociologjinë, shkencat politike, psikologjinë, antropologjinë apo punën sociale? Lajm i mrekullueshëm! Regjistrimet në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës po hapen së shpejti!
Pse të zgjidhni programet Baçelor të Fakultetit Filozofik:
Si fakulteti i parë i themeluar në Kosovë, institucioni ynë ka një traditë të pasur të përsosmërisë akademike dhe programe të dizajnuara për të përgatitur studentët për karrierë në fushën e shkencave sociale. Fakulteti Filozofik, i themeluar më 30 tetor 1960, ofron arsim cilësor, aktivitete jashtëkurrikulare, praktika profesionale për studentë, mundësi për të qenë pjesë e projekteve hulumtuese, mundësi për studime ndërkombëtare dhe perspektiva të qarta karriere.
Kurrikula jonë:
Kurrikula ofron një gamë të gjerë programesh studimi në shkencat humane dhe sociale. Programet përfshijnë:
Bachelor: Histori (180 ECTS), Filozofi (180 ECTS), Sociologji (180 ECTS), Shkenca Politike (180 ECTS), Psikologji (180 ECTS), Antropologji dhe Trashëgimi Kulturore (180 ECTS), Punë Sociale (180 ECTS)
Mundësi karriere:
Diploma nga Fakulteti Filozofik ju përgatit për karrierë në ofrimin e shërbimeve sociale, kërkim shkencor, administratë publike, marrëdhënie ndërkombëtare, shërbime të shëndetit mental, antropologji, punë sociale, histori dhe më gjerë. Programet tona ofrojnë përvojë praktike dhe mundësi për shkëmbime ndërkombëtare.
Shkarkoni broshurën informative
Për të mësuar më shumë rreth programeve tona dhe si të aplikoni, shkarkoni broshurën e detajuar këtu:  Broshura e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës
 
Bëhuni pjesë e Fakultetit Filozofik!
Suksesi juaj, detyrimi ynë!