Fakulteti i Edukimit organizon konferencën e katërt vjetore me temën: ZBATIMI I SUKSESSHËM I QASJEVE INOVATIVE NË KLASË DHE MENAXHIMI INSTITUCIONAL EFEKTIV.
Konferenca ka për qëllim të bashkojë për dy ditë radhazi të gjithë studiuesit arsimorë në një vend për të debatuar rreth aspekteve kyçe të ndryshimeve në arsim, duke përfshirë ndryshimet në zbatimin e kurrikulës, integrimit të teknologjisë në arsim si dhe ndryshimet në politikat arsimore, të cilat e lehtësojnë këtë proces. Me interes të veçantë do të jenë përvojat e drejtpërdrejta, të cilat kanë pasur efekt në përmirësimin e të nxënit të nxënësve si dhe ajo çfarë ka funksionuar në menaxhimin e institucioneve arsimore,
Në këtë konferencë do të flasin 4 folës kyçë:
- Prof. dr. Agniezska Czejskowska, University of Graz, Graz, Austria;
- Prof. dr. Anne Christian Frenzel, Ludwig Maximilian University in Munich, Germany;
- Jari Laru, Oulu University, Finland;
- Prof. asoc. dr. Blerim Saqipi, dean of the Faculty of Education, University of Prishtina
Do të prezantohen 61 hulumtime të ndërlidhura me qëllimin e konferencës dhe do të mbahen 2 punëtori praktike të fasilituara nga stafi i Fakultetit të Edukimit, në bashkëpunim me ILG IB school me temat:
1.Zhvillimi i inteligjencës sociale dhe emocionale përmes të mësuarit të bazuar në lojë (prof. Blerta Perolli-Shehu dhe dr. Johanna Means).
2.STEM për mësimdhënësit e shkollës fillore (prof. Fatlume Berisha dhe Amanda Turici).
Një tryezë diskutimi e fasilituar nga prof. Dukagjin Pupovci me temën: Zhvillimi i shkollës në Kosovë: Sfidat dhe mundësitë dhe
Katërmbëdhjetë prezantime poster.
Bordi shkencor i KICER 2024
Prof. asoc. Majlinda Gjelaj- FEDU/UP
Prof. dr. Eda Vula- FEDU/UP
Prof. dr. Naser Zabeli- FEDU/UP
Prof. dr. Cory Callahan – University of Alabama
Prof. asoc. Teuta Danuza- FEDU/UP
Prof. ass. Krenare Nuçi- FEDU/UP
Prof. ass. Fjolla Kaçaniku- FEDU/UP
Prof. dr. Buniamin Memedi- Universiteti i Tetovës
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje pasive në konferencë mund të regjistrohen në linkun më vijim: https://forms.gle/3C3WhAit8JEujadN9