UP i bashkohet organizimit të edicionit të shtatë të Konferencës së Shëndetit, Mirëqenies, Edukimit dhe të Drejtave të Fëmijëve

22 Maj 2024
SHARE

Me synimin parësor për të ofruar një platformë për shkëmbimin e njohurive, ideve, praktikave dhe diskutimeve kuptimplota mbi gjetjet dhe trendet më të fundit në fushën e shëndetit, mirëqenies, edukimit dhe të drejtave të fëmijëve, ky edicion do të shërbejë si një pikëmbledhje për ekspertë, praktikues, politikëbërës nga i gjithë vendi dhe më gjerë.

Nëpërmjet qëllimit të kultivimit të një qasjeje multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse për adresimin e sfidave dhe çështjeve komplekse që prekin fëmijët dhe të rinjtë dhe duke ofruar zgjidhje inovative që promovojnë shëndetin, mirëqenien, edukimit dhe të drejtat e fëmijëve, ky edicion do të mbështesë në mënyrë aktive zhvillimin dhe zbatimin e praktikave dhe programeve të bazuara në evidencë. 

Konferenca do të përpiqet në mënyrë specifike të integrojë shëndetin mendor si një rezultat thelbësor të këtij procesi, duke synuar të kontribuojë në zhvillimin pozitiv të fëmijëve dhe të rinjve. 

Për të qenë pjesë e konferencës, ju duhet ta rezervoni njërën nga biletat në këtë link: https://forms.gle/uM9jmgFz2LvzpS1y7

Për më shumë informata mbi llojet e biletave, ju lutemi vizitoni këtë link: www.qhpsm.org/konferenca

Datat dhe vendi i Konferencës: 31 maj dhe 1 qershor 2024 në Amfiteatrin Qendror të Bibliotekës Universitare, Administrata e UP-së, Prishtinë.

Kjo konferencë është e akredituar për profesionistët e shkencave sociale dhe infermierore nga OIK-ja.