ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN ERASMUS ROTERDAM, HOLANDË

10 Maj 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për studentë, për semestrin dimëror 2024/2025, në Universitetin Erasmus Roterdam, Holandë

Llojet e mobilitetit përfshijnë: Shkëmbimin e studentëve nga Fakulteti i Mjekësisë/Drejtimi Mjekësi e Përgjithshme

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Studentët duhet të jenë të regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Drejtimin Mjekësi e Përgjithshme. . Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00).

Dokumentet e kërkuara për aplikim janë:

  • Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për më shumë informata për programet që ofrohen në Universitetin në fjalë, vizitoni ueb faqen: Erasmus MC | Erasmus University Rotterdam (eur.nl)

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  19 maj 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).