Erasmus + në Universitetin Beira Interior, Portugali

08 Maj 2024
SHARE

Hapet thirrja për mobilitet në programin Erasmus + në Universitetin Beira Interior, Portugali

Universiteti i Prishtinës hap thirrje për aplikim për mobilitete në Universitetin Beira Interior në kuadër të programit Erasmus+

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-   Shkëmbim stafi për mësimdhënie nga fusha e Psikologjisë dhe Sociologjisë. 

Dokumentet e kërkuara për aplikim janë: 

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Një dokument që dëshmon që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;

- Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).


Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu 

dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën  16 maj 2024.

Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që UP-ja, ofron vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu, ndërsa lidhur më këtë thirrje mund ta kontaktoni Znj. Afërdita Rexhepi në adresën elektronike: [email protected].

Për instruksione se si të aplikoni, e gjeni udhëzuesin në linkunmë poshtë: 9A50B76F-B459-4F8C-9B83-EB863B89B474.pdf (uni-pr.edu).