Erasmus+ në "Warsaw University of Life of Sciences – SGGW”, Poloni

14 Dhjetor 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në "Warsaw University of Life of Sciences – SGGW”, Poloni

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për në " Warsaw University of Life Sciences", Poloni në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian për semestrin pranveror 2024.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e studentëve për studime BA dhe MA, (një semestër);

Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Masternë Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

 

Fushat e mobilitetit janë:

• Social and Behavioral Sciences Economics Environmental;

• Sciences Engineering and Engineering Trades;

• Food processing

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus +janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët për nivelin Bachelor dhe Master:

• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)

• Certifikata e notave/Transkripta

• Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze B2)

• CV (në gjuhën angleze)

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

• Kopje e Pasaportës 

 

Afati për aplikim për semestrin pranveror është deri më: 19 Dhjetor 2023.

Dokumentet me titull "Warsaw University of Life Sciences"duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.