Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Eskişehir Osmangazi University” Turqi
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për mobilitet në “Eskişehir Osmangazi University”, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit për trajnim.
Fushat e mobilitetit janë:
- Turkish Language and Literature;
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:
- CV (në gjuhën angleze);
- Publikimet për staf akademik;
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2).
Afati për aplikim është deri më: 29 mars 2023.
Dokumentet me titull " Eskişehir Osmangazi University " duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.