Projekti „NanoKos” më 15 prill organizoi „Ditën e Kërkimit NanoKos 2025”.
Ngjarja iu kushtua prezantimit të punës, përvojave dhe arritjeve të kërkuesve dhe praktikantëve të projektit „NanoKos”, ndërsa në të morën pjesë bursistë të postdoktoratës dhe studentë të doktoratës e masterit (34 në mobilitete afatgjata 2-3 muajshe).
„Dita e Kërkimit NanoKos 2025” bëri bashkë edhe stafin akademik dhe administrativ që mori pjesë në mobilitete afatshkurtra (3-5 ditë) te institucionet partnere: King’s College London, Universiteti i Milanos dhe Universiteti i Parmës, me rreth 100 pjesëmarrës në total.
Na nderoi prania dhe fjalët hapëse të përfaqësueses së Zyrës së BE-së për Arsim dhe Kërkim, koordinatores së NanoKos UP, udhëheqjes së Fakultetit të Mjekësisë dhe Zyrës së Kërkimit në Universitetin e Prishtinës, mbështetja e vazhdueshme e së cilës luan një rol jetik në suksesin e kësaj nisme.
Gjatë ngjarjes pati edhe përshëndetja me video nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të ndjekura nga prezantime kërkimore të studentëve që u kthyen nga praktikat e tyre jashtë vendit. Këto prezantime jo vetëm reflektuan ekselencë shkencore, por gjithashtu nënvizuan ndikimin transformues të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mentorimit në rrugëtimin e tyre akademik.
Projekti „NanoKos” falënderon të gjithë që kontribuuan për këtë arritje. Së bashku, po ndërtojmë një themel të fortë për kërkimin mjekësor dhe mjedisor në Kosovë.
Kjo mundësi e mrekullueshme u financua nga Bashkimi Evropian nëpërmjet nismës „NanoKos”, e cila promovon ekselencën akademike dhe kërkimet bashkëpunuese.
Vizitoni faqen tonë www.nanokos.org për të lexuar më shumë rreth projektit „NanoKos” dhe punës së jashtëzakonshme të studentëve tanë.
#UniversitetiIPrishtinës #NanoKos #KërkimiShkencor #InnovatorëtESëArdhmjes #StudentëtNëFokus #JetaNëLaborator
#KingsCollegeLondon #UniversitetiiMilanos #AmbasadaItaliane #UniversitetiiParmës #AmbasadaBritanikePrishtinë #Shkenca #Nanomjekimi #Ekselenca #Kërkimi #Bashkëpunimi #BashkimiEvropian #BEKosovë