Universiteti i Prishtinës në emër të studentëve dhe personelit akademik të tij, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të pikëlluarve nga vdekja e profesorit Aziz Dujaka.
Dujaka që tërë jetën punoi dhe ishte i lidhur me edukimin fizik dhe sportiv në Universitetin e Prishtinës, karrierën e tij akademike e nisi si asistent në vitin 1982, për t’u ngritur pastaj në ligjërues, profesor-asistent dhe profesor i asociuar.
Profesori që vdiq në moshën 70 vjeçare, me punën e palodhshme me brezat e rinj, librin universitar, tekstet e ligjëratave dhe punimet shkencore të shumta nëpër revista të njohura ndërkombëtare, ndikoi që njerëzit në përgjithësi ta duan sportin dhe jetën e shëndetshme e aktive.