Në mbledhjen e tij të fundit, të mbajtur më 7 gusht 2024, Këshilli Drejtues i UP-së ka zgjedhur prof. dr. Arben Hajrullahun rektor të ri të Universitetit të Prishtinës.
Prof. Hajrullahu është mësimdhënës në Fakultetin Filozofik të UP-së. Mandati i rektorit të ri fillon më 1 tetor 2024 dhe përfundon më 30.09.2028.