Universiteti i Prishtinës, fitues i 4 projekteve të reja Erasmus+

17 Korrik 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka dalë fitues me 4 projekte Erasmus. Këto projekte përkojnë me strategjinë dhe përpjekjet e UP-së në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe hulumtimit në universitetin tonë. Projektet fituese janë:

1. BEWBU (Blended Education in Western Balkans Universities)
o Koordinatore: prof. asoc. dr. Majlinda Gjelaj, Fakulteti i Edukimit

2. Res-Uni (Research Universities)
o Koordinatore: dr. Lumnije Bajrami, Zyra për Marrëdhënie me Jashtë

3. Tech2Link (Bridging the Gap: Technology Transfer Hubs Connecting Western Balkans Universities, Business and Society)
o Koordinatore: prof. dr. Mimoza Ibrani, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

4. DiLanEdu (Digital Transformation in Language Study and Education of the Western Balkans)
o Koordinatore: prof. asoc. dr. Arlinda Beka, Fakulteti i Edukimit.
Këto projekte do të sjellin përfitime të shumta për studentët, stafin akademik dhe komunitetin e gjerë, duke e përmirësuar infrastrukturën arsimore, promovuar inovacionin dhe ndërtuar partneritete të reja ndërkombëtare.

Është me rëndësi të theksohet se të katër projektet koordinohen nga gratë, një fakt që dëshmon për përfshirjen dhe kontributin e grave në shkencë dhe në projekte të rëndësishme në Universitetin e Prishtinës. 

Ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të barazisë gjinore dhe inkurajimit të pjesëmarrjes së grave në projekte shkencore ndërkombëtare.
Krahas projekteve, Universiteti i Prishtinës ka pranuar certifikatën për Erasmus Charter for Higher Education, një certifikatë e rëndësishme që hap dyert për bashkëpunime ndërkombëtare dhe shkëmbime akademike me institucione arsimore në mbarë Evropën.