UP-ja uron qytetarët e Republikës së Kosovës për Ditën e Çlirimit

14 Qershor 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", uron qytetarët e Republikës së Kosovës për Ditën e Çlirimit, duke kujtuar e nderuar përjetësisht të gjithë ata që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës.

Kjo ditë shërben si një moment i veçantë reflektimi për sakrificën shekullore të qytetarëve të Kosovës dhe vlerën e pazëvendësueshme të lirisë.

Në shenjë nderimi për të gjithë ata që kanë kontribuar në çlirimin e Kosovës dhe në kremtim të Ditës së Çlirimit, Universiteti ka ngritur dy flamuj simbolikë në oborrin e rektoratit, atë të UÇK-së dhe të NATO-s.

UP-ja mbetet e përkushtuar për ndërtimin dhe konsolidimin e një shoqërie të drejtë e të lirë, që udhëhiqet nga dija dhe e vërteta.