E nderuara familje Ferri,
Me pikëllim e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Rexhep Ferrit, një pedagog i nderuar, i cili ndihmoi në suksesin dhe funksionimin e Universitetit të Prishtinës.
Profesor Ferri ishte pjesë e pandashme e komunitetit tonë akademik, konkretisht në Fakultetin e Arteve, anëtar korrespodent dhe më pas anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë artistike dhe profesionale, e cila vazhdon të jetë ndriçues dijeje për gjeneratat e reja.
Në këtë moment dhimbjeje të thellë, në cilësinë e rektorit dhe në emër të universitetit, personelit akademik dhe studentëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të përzemërta për familjen dhe për të gjithë ata që ishin pranë akademik Rexhep Ferrit.
Pushoftë i qetë akademik Rexhep Ferri!
Sinqerisht,
Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor