UP-ja rrit investimet në kërkime, projekte dhe publikime

19 Prill 2024
SHARE

Në mbledhjen e tij të fundit, Këshilli Drejtues i UP-së ka miratuar rregulloren për financimin e veprimtarisë kërkimore, shkencore, artistike dhe sportive të UP-së.

Me rregulloren e re është rritur ndjeshëm përkrahja për punën kërkimore, shkencore, artistike dhe sportive.

Numri i punimeve shkencore që do të financohen për vit nga 3 është rritur në 4, si dhe është rritur shuma e financimit për punime.

Do të jepen dy projekte për njësi akademike në vlerë deri në 25 mijë euro secila.

Do të financohen edhe botimet në revistat e fushës së albanologjisë.

Pagesa për pjesëmarrje në konferenca është rritur nga 600 euro në vlerën 1500 euro për vit.

UP-ja do të shpërblejë edhe stafin akademik (bartësin e projektit), të cilët aplikojnë në projekte Horizon Europe, ku UP-ja është aplikues kryesor.

Miratimi i kësaj rregulloreje është thelbësor për të ruajtur dhe avancuar pozicionin konkurrues të universitetit në skenën ndërkombëtare në sferat e kërkimit shkencor.