Në mbledhjen e tij të fundit, Këshilli Drejtues i UP-së ka vendosur që të themelojë Institutin e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë.
Përmes krijimit të këtij instituti, qëllimi është që të rritet edhe më tej kapaciteti kërkimor dhe profesional i universitetit në fushën e farmacisë, duke kontribuar kësisoj në zhvillimin dhe avancimin e sektorit farmaceutik në Kosovë.
Themelimi i Institutit të Farmacisë është thelbësor për të ruajtur dhe avancuar pozicionin konkurrues të universitetit në skenën ndërkombëtare në sferat e inovacionit dhe kërkimit shkencor.