E nderuara familje Ramku,
Me pikëllim e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Refik Ramkut, një profesor i nderuar i cili ndihmoi në suksesin dhe funksionimin e Universitetit të Prishtinës.
Profesor Refik Ramku ishte pjesë e pandashme e komunitetit tonë akademik, konkretisht në Fakultetin e Mjekësisë në Klinikën e ORL-së.
Në këtë moment dhimbjeje të thellë, në cilësinë e rektorit dhe në emër të universitetit, personelit akademik dhe studentëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të përzemërta për të gjithë ata që ishin pranë profesor Refik Ramkut.
Pushoftë i qetë prof. Refik Ramku!
Sinqerisht,
Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor