Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", shpreh urimet më të përzemërta për popullin e Kosovës, për arritjen historike të Pavarësisë, këtu e 16 vite më parë!
Si institucion i arsimit të lartë, Universiteti i Prishtinës është krenar për rolin e rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve intelektuale dhe të aftësive udhëheqëse që ka kultivuar ndër vite e dekada, duke i çelur udhën një të ardhmeje të ndritshme për Kosovën, një të ardhme që ndërtohet mbi bazën e arsimit, kërkimit, inovacionit dhe zhvillimit të vendit.
Urime 17 Shkurti i Pavarësisë, Kosova Jonë!