Me pikëllim e pranuam lajmin se ka ndërruar jetë profesor Kadri Metaj, i cili dha një kontribut të çmueshëm për mirëfunksionimin e Universitetit të Prishtinës.
Profesor Metaj nga viti 1979 zgjidhet asistent në degën filozofi-sociologji, kurse prej vitit 1999 deri në pensionim ishte profesor i rregullt në Departamentin e Filozofisë, ku ligjëroi lëndët nga fushat e filozofisë.
Ai ishte profesor shembullor, puna, angazhimi dhe qasja reale ndaj shoqërisë lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të Universitetit ku ai ligjëroi.
Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë shkencore dhe profesionale, e cila vazhdon të jetë ndriçues dije për gjeneratat e reja.
Në cilësinë e rektorit dhe në emër të universitetit, personelit akademik dhe studentëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.
I lehtë i qoftë dheu prof. Kadri Metajt!
Sinqerisht,
Prof. dr. Qerim Qerimi
Rektor