Nderim dhe mirënjohje për studentët dhe profesorët tanë në Ditën e Veteranit

30 Dhjetor 2023
SHARE

Dita e Veteranëve ( 30 dhjetor) është një moment për t'i nderuar dhe për të shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që i kanë shërbyer me guxim dhe devotshmëri vendit. 

UP e shënon këtë ditë nëpërmjet mirënjohjes për të gjithë studentët dhe stafin akademik veteran për shërbim vetëmohuesndaj vendit. 

Një numër i madh i studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës, përmes organizimeve të tyre dhe si individë ishin pjesë e përpjekjes dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë për liri gjatë viteve 1998-99.

UP i kujton me krenari në këtë ditë të gjithë ish-studentët e ishprofesorët që dhanë jetën e tyre në luftën e fundit për liri.

Sakrifica e tyre në mbrojtje të vendit paraqet udhërrëfyesin më të lartë të vetëmohimit për të mirën e përgjithshme. Kjo sakrificë është e lidhur ngushtë me misionin shërbyes të universitetit për ndikim në përparimin e përgjithshëm shoqëror. 

Dita e Veteranit na sjell një mundësi të gjithëve për të shfaqur mirënjohjen dhe për të treguar solidaritetin tonë ndaj tyre. Po ashtu, kjo ditë të shërbejë që të mos harrojmë kurrë përpjekjet e tyre dhe të jemi të përkushtuar në mbështetjen dhe kujdesin për veteranët në komunitetin tonë.