Lidhur me denoncimin nga Dekanja e Fakultetit të Mjekësisëpër shkelje të pretenduar disiplinore të Asst. dr. Sokol Krasniqi dhe Asst. dr. Blerim Mehmeti ndaj Shefit të Katedrës, Prof. asoc. dr. Albena Reshitaj
Universiteti i Prishtinës është tërësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis akademik të sigurt dhe gjithëpërfshirës, ku igjithë personeli akademik gjen ambient të përshtatshëm për kryerjen e të gjitha detyrave të tyre karshi procesit mësimor, hulumtimeve shkencore dhe shërbimeve tjera, në pajtim me të drejtat dhe përgjegjësitë përkatëse. Universiteti është i vendosur që të ndërmerren masa të nevojshme për të garantuar këtë mjedis të sigurt dhe të ndershëm akademik për personelin e vet akademik. Rasti tashmë është pranuar për shqyrtim në Këshillin e Etikës të Universitetit.
Menaxhmenti i UP-së, i merr seriozisht pretendimet për gjuhë dhe sjellje joetike dhe joakademike dhe nuk do të tolerojë asnjë sjellje që dëmton mirëqenien dhe përvojën akademike të mësimdhënësve. Marrë parasysh përkushtimin e Universitetit kundrejt barazisë gjinore në mesin e stafit akademik dhe studentëve të Universitetit, sjelljet e tilla janë aq më të papranueshme të shfaqura karshi personelit të gjinisë femërore.
Në këtë kontekst, menaxhmenti i Universitetit kërkon nga personeli akademik i përfshirë në incidentin në fjalë sjellje të përmbajtur dhe përmbushje të të gjitha obligimeve karshi normave etike dhe detyrimeve profesionale të cilat burojnë nga angazhimi i tyre profesional, duke mos nxitur asnjë konflikt verbal ndërkolegial.
Si një institucion i vlerësuar i arsimit të lartë, Universiteti i Prishtinës përpiqet të nxisë një mjedis akademik dhe kërkimorpozitiv dhe gjithëpërfshirës për studentët dhe personelin akademik, ndaj dhe sjelljet joetike janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat e krijuara dhe të kultivuara tashmë me dekada në UP. Kështu, kërkesa ndaj personelit akademik për sjellje të ndërsjellë etike, akademike, bashkëpunuese dhe kolegiale, edhe pse vetvetiu e nënkuptueshme dhe normë e integritetit akademik dhe e marrëdhënieve ndernjerëzorë brenda një institucioni të ekselencës akademike, është kërkesë mandatore, të cilën menaxhmenti i UP-së do ta sforcojë me vendosmëri.
Ky reagim mbështetet në informacionin paraprak të menaxhmentit nga takimet me palët e përfshira.