Programi studimor dhe mundësitë e ofruara në Departamentin e Antropologjisë

06 Shtator 2023
SHARE

Një nga programet të ofruara në 14 njësi akademike të Universitetit të Prishtinës është i vendosur në kuadër të Fakultetit Filozofik. Duke funksionuar nën ombrellën e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", Fakulteti Filolozofik prezanton Programin Antropologji dhe trashëgimi kulturore (BA).

Studentët e antropologjisë dhe trashëgimisë kulturore do të mësojnë për traditat, zakonet, artefaktet dhe monumentet që përcaktojnë trashëgiminë dhe identitetin tonë të përbashkët.

Departamenti i Antropologjisë u ofron studentëve edhe:

  • përfshirje në projekte vendore e ndërkombëtare
  •  mundësi për shkollë verore antropologjike
  • trajnime në fusha specifike
  • vizita studimore vjetore
  •  mundësi për punë praktike në institucione
  • aftësi për dizajn dhe menaxhim të projekteve kulturore
  • mundësi studimi semestral në universitetet partnere në Evropë

Shfleto broshurën informative të programit të studimit këtu:

Broshura BA-Antropologji