Rektori Hajrullahu: Bashkëpunim i ngushtë dhe i vazhdueshëm me organizatat studentore

03 Dhjetor 2024
SHARE

Në një takim me përfaqësues të organizatave studentore, rektori Arben Hajrullahu tha se bashkërisht e kemi një mundësi të mirë për ta çuar përpara Universitetin e Prishtinës.

Rektori dhe ekipi i tij pritën Blerta Zeqirajn, kryetaren e „Unionit Demokratik Studentor”, Ismet Krasniqin, kryetarin e Organizatës Studentore „Reforma” dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore „Studim, Kritikë, Veprim”, të drejtuar nga Flon Kastrati.

 Në takim u diskutua për rrjedhën e implementimit të vlerësimit të vazhdueshëm të studentëve, si dhe për preokupimet e shqetësimet e studentëve për përmirësim të mëtejmë të kushteve të studimit në UP.

Rektori i njoftoi organizatat studentore që janë pjesë e Parlamentit Studentor, lidhur me planet për themelimin e Institucionit të Ombudspersonit për Studentë, si dhe u diskutua  për riaktivizimin e gazetës studentore „Bota e re”.

Rektori Hajrullahu premtoi bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me organizatat studentore në funksion të zhvillimit të Universitetit të Prishtinës si institucion modern i shekullit XXI.