Në Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta në UP, patëm nderin e jashtëzakonshëm të presim Fatmir Seremetin si folësin tonë motivues, një individ vërtet i jashtëzakonshëm, që ka shkëlqyer si në sport ashtu edhe në teknologji.
Fatmiri, fitues i medaljes së artë në turne të shumta ndërkombëtare, përfshirë në Suedi, ndau rrugëtimin e tij frymëzues, duke ngjeshur bashkë karrierën e tij sportive me teknologjinë në një bashkëpunim revolucionar me Google. Së bashku, ata kanë zhvilluar një produkt revolucionar që u mundëson personave të verbër të vrapojnë në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojë për një përcjellës. Ky program jo vetëm që do të transformojë sportet, por do të ndihmojë edhe në aktivitetet e përditshme si ecja.
z. Fatmiri rrëfeu rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm të jetës – nga ikja nga Kosova e luftës, tejkalimi i varfërisë dhe lufta kundër glaukomës, një sëmundje që e çoi në verbëri. Ai ka ndarë përvojat e tij në librin e tij “Nga errësira në sukses”, botuar në suedisht, me plane për të nxjerrë së shpejti një botim shqip.
Një falënderim i veçantë shkon për z. Fatmir Seremeti për ligjëratën e tij frymëzuese dhe z. Afrim Bunjaku për organizimin e eventit, partnerët tanë të respektuar z. Dian Dulaj -UNDP, Forumi Kosovar për Aftësinë e Kufizuar, Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, kolegët nga projekti i Universitetit Ajova në Kosovë dhe më e rëndësishmja, studentët tanë të mrekullueshëm.