Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, së bashku me prorektoren për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, prof. Njomza Llullaku, e në prani të dekanëve prof. Idriz Vehapi dhe prof. Avni Puka dhe shumë profesorëve, vizituan disa nga ambientët ku po mbahej provimi pranues në FSHMN dhe Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Rektori prof. Qerimi theksoi përkushtimin e UP-së për t'u ofruar të gjithë studentëve një atmosferë akademike mikpritëse, duke përgëzuar vendimin e tyre për t'iu bashkuar institucionit më të rëndësishëm të arsimit të lartë në Kosovë dhe duke nënvizuar nismat e UP-së me fokus studentin, si bursat dhe praktikat me pagesë, të cilat janë më të larta këtë vit.
Universiteti i Prishtinës uron të gjithë aplikantët që do të bëhen studentë të ardhshëm të këtij institucioni.