Presidenti i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Flensburg viziton UP-në

12 Korrik 2024
SHARE

Rektori Qerimi i mirëpriti sot në takim dr. Sven Tode, president i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Flensburg, dhe z. Christian Böttcher, shef i kulturës, shtypit dhe komunikimit në Ambasadën Gjermane.
 
Të pranishëm në takim ishin edhe prof. Mirlind Bruçi nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Afërdita Rexhepi, zyrtare për bashkëpunim ndërkombëtar/Erasmus+.
 
Rektori Qerimi prezantoi projektet e Universitetit të Prishtinës me partnerë nga shteti gjerman, si dhe shpalosi mundësitë e tjera të bashkëpunimit me njësi të ndryshme brenda UP-së.
 
FUAS ofron një gamë të gjerë programesh për studime universitare dhe pasuniversitare përmes katër fakulteteve të saj: Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë së Procesit dhe Teknologjive Detare, Fakulteti i Energjisë dhe Bioteknologjisë, Fakulteti i Informacionit dhe Komunikimit dhe Shkolla e Biznesit.
 
Ndërkaq, me theks të veçantë, u diskutua rreth bashkëpunimit të mëtejmë të UP-së me partnerë gjermanë, projekteve dhe përfshirjes së njësive që përfaqësojnë, qoftë përmes projekteve në kuadër të programit Erasmus+ apo shkëmbimeve të tjera ndërinstitucionale.