Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Qendra për Persosmëri në Mësimdhënie (QPM) përfundon me sukses ciklin e fundit të moduleve trajnuese për semestrin veror. Vetëm gjatë muajit qershor, mbi 150 pjesëmarrës/staf akademik kanë ndjekur një mori të larmishme të moduleve trajnuese, që synojnë prezantimin e praktikave më të mira dhe inovative të mësimdhënies.
UP-ja është i përkushtuar për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, ku kjo përfshin investime në zhvillimin e kurrikulave inovative dhe në trajnimin e vazhdueshëm të stafit akademik.
QPM-ja vazhdon me sesionet e veta trajnuese në shtator.