Rektori i UP-së e mirëpriti profesorin Johann Günther

01 Korrik 2024
SHARE

Rektori Qerimi e mirëpriti profesorin Günther, për t’ia shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar ndaj UP-së dhe Kosovës.

Në moshën 75-vjeçare, profesori Günther ndërmori një udhëtim të guximshëm me biçikletë nga Vjena në Prishtinë, duke nderuar kështu vendin ku ai ka kontribuar drejtpërdrejt në fushën e arsimit.

Lidhja e tij e veçantë me Kosovën, e ndërtuar gjatë viteve të kontributit të tij të vyer në arsimin dhe komunitetin tonë, është një frymëzim për të gjithë ne.

Gjatë takimit, rektori Qerimi shprehu falënderimet më të thella dhe mirënjohjen më të sinqertë në emër të Universitetit të Prishtinës për gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për UP-në dhe për Kosovën.