Sot, Universiteti i Prishtinës shënon Javën e Krenarisë, duke ngritur flamurin LGBTQI+ në mjediset e rektoratit të universitetit.
Ky aktivitet përfaqëson përkushtimin e palëkundur institucional ndaj gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe drejtësisë sociale, vlera këto që përfaqësojnë idealin e institucionit dhe të ardhmes që synohet të modelohet.
UP-ja mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, shoqëri që sfidon paragjykimet dhe promovon një mjedis, ku çdo zë dëgjohet dhe çdo këndvështrim vlerësohet.
Për komunitetin LGBTQI+: Urime muaji i krenarisë! Së bashku ne punojmë drejt një të ardhmeje, ku të gjithë mund ta jetojnë të vërtetën e tyre hapur dhe me krenari.