Po mbahet Kongresi i 7-të i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës

31 Maj 2024
SHARE

Në ditën e parë të këtij Kongresi morën pjesë mbi 400 mjekë të profileve të ndryshme të mjekësisë, përfshirë një numër profesorësh të shquar ndërkombëtar nga universitete si Bolonja në Itali dhe Umeå në Suedi.

I pranishëm në Kongres, përveç ligjëruesëve vendor e ndërkombëtar dhe shumë profesorëve të UP-së, ishte edhe rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi. 

Në fjalën e tij, rektori Qerimi theksoi rëndësinë e kongreseve të tilla ndërkombëtare për krijimin dhe konsolidimin e relacioneve dhe të rrjeteve të bashkëpunimit akademik. Ai vlerësoi në veçanti rolin udhëheqës të profesorëve të UP-së në këtë kongres, si dhe i falënderoi ata për kontributin në avancimin e dijes në fushën e kardiologjisë.