Profesori nga Universiteti i Bolonjës po qëndron në UP

30 Maj 2024
SHARE

Prof. Pier Paolo  Piccaluga po qëndron në UP, respektivisht në Fakultetin e Mjekësisë, në cilësinë e profesorit vizitor, ku do të ligjërojë për një javë dhe do të kontribuojë në cilësinë e mësimit në Fakultetin e Mjekësisë.

Gjatë qëndrimit në UP, profesori  Piccaluga, nga Fakulteti i Mjekësisë i  Universitetit të Bolonjës, u mirëprit nga rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi. I pranishëm në takim ishte edhe dr. Adriatik Berisha, specialist i Hematologjisë.

Rektori Qerimi e falënderoi profesorin Piccaluga për bashkëpunimin dhe mbështetjen, përfshirë ligjëratat me studentë të UP-së. Gjithashtu, u diskutuan mënyrat e zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Pier Paolo Piccaluga, MD, Ph.D., aktualisht është profesor i asociuar i Patologjisë në Departamentin e Mjekësisë Eksperimentale, Diagnostike dhe Speciale, Shkollën e Mjekësisë Universitare të Bolonjës - Instituti i Hematologjisë dhe Onkologjisë Mjekësore dhe mjek ekzekutiv në Biobank of Research, IRCCS S. Orsola-Malpighi Hospital.

Në vitin 2018, ai u emërua në poste mësimore në Universitetin Queen Mary të Londrës dhe Universitetin e Bujqësisë dhe Teknologjisë Jomo Kenyatta, Nairobi, Kenia. Ai është autor i shumë publikimeve ndërkombëtare në revista prestigjiozë si Nature Medicine, Journal of Clinical Investigation, Journal of Experimental Medicine, Journal of Clinical Oncology, Blood, Lancet Oncology dhe Lancet Infectious Diseases. Dr. Piccaluga është renditur si shkencëtari më i mirë italian (TIS) nga VIA-Academy.