Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie në UP organizoi me sukses një sërë modulesh trajnuese për stafin e UP-së

29 Maj 2024
SHARE

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës ka organizuar me sukses një sërë modulesh trajnuese për stafin e Universitetit të Prishtinës. Pjesëmarrësit kanë shprehur mirënjohje të thellë për cilësinë e trajnimeve, atmosferën miqësore dhe gjithëpërfshirjen në diskutime e aktivitete.

Këtë vit, qendra ka ofruar mundësinë e përzgjedhjes së moduleve sipas nevojave individuale të pjesëmarrësve, gjë që është cilësuar si hap pozitiv dhe inovativ në përmbushjen e nevojave për zhvillim profesional të stafit. Kjo përvojë pozitive më së miri ilustrohet nga komenti i njërit prej pjesëmarrësve, i cili komenton:

Ndarjen e trajnimeve sipas moduleve të ndryshme e cilësoj si gjë shumë pozitive si dhe shumë praktike. Si dhe ideja që trajnimet do të zhvillohen në baza mujore është e përsosur. Ju përgëzoj”.

Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie është e përkushtuar ta mbështesë stafin akademik për zhvillim profesional dhe ta përmirësojë vazhdimisht përvojën arsimore për studentët e universitetit. QPM-ja do të vazhdojë ofrimin e moduleve trajnuese edhe gjatë kësaj jave dhe gjatë muajit qershor.

Falënderime për të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan për t’i bërë këto sesione trajnuese një sukses!