UP-ja merr pjesë dhe shpërblehet me mirënjohje në organizimin "Festimi i Partnerëve" të Universiteti të Ajovës

28 Maj 2024
SHARE

 

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, prorektorë, dekanë, anëtarë të stafit akademik dhe studentë, morën pjesë në organizimin "Festimi i Partnerëve", të Universitetit të Ajovës, në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Ajovës dhe Qendrën për Arsim në Kosovë, që zbatojnë bashkërisht një projekt të financuar nga USAID-i.

Ky projekt synon të përmirësojë lidhjet ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat, të përmirësojë programet studimore dhe të rrisë mundësitë për praktika dhe punësim për studentët.

Në këtë rast, rektori, prof. Qerimi, u nderua me çmimin "Ekselencë në mbështetjen e partneriteteve", për kontributin dhe angazhimin e tij në krijimin e partneriteteve me sektorin privat në funksion të fuqizimit të arsimit të lartë.

Gjithashtu, prorektorja për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Arta Basha-Jakupi, prorektorja për zhvillim, buxhet, financa dhe bashkëpunim me sektorin privat, prof. Pranvera Breznica-Selmani, dhe prorektorja për akreditim, cilësi të mësimit dhe çështje të studentëve, prof. Njomza Llullaku, u vlerësuan për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre.

Profesorë dhe studentë nga Universiteti i Prishtinës, si dhe nga universitete të tjera, u vlerësuan gjithashtu për pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre ndaj këtij projekti dhe aktiviteteve të tij.