Instituti i Psikologjisë dhe Instituti i Edukimit (IHZHA) nënshkruan marrëveshje afatgjatë bashkëpunimi me UNICEF Kosovë

23 Maj 2024
SHARE

UP është e lumtur të njoftojë së Instituti i Psikologjisë, në bashkëpunim me Institutin për Hulumtim dhe Zhvillim të Arsimit (IHZHA) ka nënshkruar një marrëveshje afatgjatë me UNICEF Kosovë.

Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve të tyre në Kosovë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, ne do të ofrojmë shërbime për gjenerimin e evidences mbi situatën e fëmijëve dhe adoleshentëve në Kosovë, duke përfshirë kërkime të thelluara dhe do të ofrojmë vlerësime për të informuar dhe përmirësuar programet e UNICEF-it në Kosovë. 

Puna jonë do të udhëhiqet nga standardet e larta të UNICEF-it për cilësinë dhe etikën, duke siguruar që çdo produkt i njohurive që krijojmë të kontribuojë në mënyrë domethënëse në dialogun e politikave, partneritetet dhe intervenimet me ndikim.

Së bashku, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për çdo fëmijë në Kosovë.