Diskutohet për vazhdimin dhe rritjen e shkëmbimit akademik ndërmjet UP-së dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Kalifornisë në San Francisko

22 Maj 2024
SHARE

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, priti sot në një takim drejtoreshën e Qendrës për Zhvillim Juridik Ndërkombëtar në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, prof. Jessica Vapnek.

Të dy institucionet janë partnerë në një projekt ekzistues të përbashkët për shkëmbimin e stafit akademik. Projekti financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ka për qëllim të mbështesë Fakultetin Juridik të UP-së në fushën e klinikave ligjore dhe teknikave bashkëkohore të ligjërimit.

Rektori dhe drejtoresha Vapnek diskutuan edhe për ide dhe forma alternative të zgjerimit të këtij bashkëpunimi, që do të përfshinte edhe shkëmbimin e studentëve. Rektori e vlerësoi lart mbështetjen e deritanishme dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar dhe zgjeruar edhe më tej këtë bashkëpunim.