Profesori Heinrich Otto Schüle nga Universiteti Nuertingen-Geislingen, së bashku me 40 studentë, e vizitoi UP-në

20 Maj 2024
SHARE

Rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, priti në takim prof. dr. Heinrich Otto Schüle nga Universiteti Nuertingen-Geislingen nga Gjermania, së bashku me 40 studentë të shkencave bujqësore të po të njëjtit universitet.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet dy universiteteve dhe mundësitë për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime akademike të studentëve dhe stafit.

Në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin dhe përfshirjen aktive të Universitetit të Prishtinës në projekte ndërkombëtare, rektori Qerimi i ndau një mirënjohje të veçantë prof. dr. Heinrich Otto Schüle. Kjo mirënjohje është një simbol i vlerësimit të lartë për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve akademike dhe profesionale mes dy institucioneve.

Rektori Qerimi theksoi bindjen se ky bashkëpunim do të sjellë shumë përfitime për studentët dhe stafin akademik të të dyja universiteteve, duke hapur rrugë të reja për zhvillim dhe inovacion.