UP-ja themelon Institutin e Sociologjisë

17 Maj 2024
SHARE

Në mbledhjen e tij të fundit, Këshilli Drejtues i UP-së e themeloi Institutin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik.

Përmes themelimit të këtij instituti, qëllimi është që të rritet edhe më tej kapaciteti kërkimor dhe profesional i universitetit në fushën e sociologjisë, duke kontribuar kësisoj në zhvillimin dhe avancimin shkencor.

Themelimi i Institutit të Sociologjisë është thelbësor për të ruajtur dhe avancuar pozicionin konkurrues të universitetit në skenën ndërkombëtare dhe në sferat e kërkimit shkencor.